Ditën e sotme, çifti i njohur i showbizit, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku festojnë 3-vjetorin e martesës së tyre.

Besi ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar bashkëshorten e tij dhe ka shkaktuar mjaft të qeshura tek ndjekësit.
Ai shihet në foton e publikuar duke ‘puthur’ statujën, teksa Xhensila habitet nga ajo që sheh.
Bashkëngjitur postimit aktori shkruan: Urime 3-vjetorin e martesës o jetë.
Nga ana tjetër, Xhensila ka publikuar në Instagram një kolazh me foto nga dasma, duke iu bashkëvendosur edhe datën 01.09.2020, si edhe hashtagun “3 vite me gëzim e dashuri”./tvklan.al