Mes personazheve të njohur edhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka reaguar për vdekjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha përmes disa postimeve në Instastory. Ai është qëlluar nga një efektiv policie ditën e djeshme, pas mesnatës në Tiranë në rrugën “Dritan Hoxha”.

Xhensila shprehet e prekur dhe se nuk kishte dëgjuar kurrë në jetën e saj një ngjarje të tillë në vend.

 “Nuk kishte ndodhur diçka e tillë në kaq vite sa kam unë jetë, të dëgjonim të tillë ngjarje si vrasja e një të riu për faktin që nuk iu bind patrullës së policisë për të ndaluar. Në këtë vend ku çfarë nuk kemi dëgjuar dhe çfarë nuk ndodh, duhet të ndodhte edhe kjo? Ngushëllime familjes, Zoti i lehtësoftë dhimbjen

Sa vlerë ka jeta në këtë vend?”, ka shkruar Xhensila. /tvklan.al