Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro është shprehur se periudha Janar-Prill 2024 u mbyll me 40% më shumë turistë se e njëjta periudhë në vitin e kaluar. Teksa merr pjesën në konferencën “Rrugë të sigurta, turizëm i sigurtë”, Kumbaro ka thënë se këtë vit ndoshta Shqipëria mund të presë deri në 15 milionë turistë.

Mirela Kumbaro: Të përballojmë më sukses industrinë e turizmit, është prioritet absolut i gjithë shoqërisë. Shteti ka rolin e vet, vendori të vetin dhe sektori privat dhe bashkëveprimi mes palëve ka bërë atë që është suksesi i 2023-shit. Sfida është shumë më e madhe nga ajo që e mendonim. Po të shkojmë përtej Kosovës që përbëjnë 65% të turistëve që vizitojnë gjithë zonën e Lezhës, por që në fakt gjithmonë e më shumë po zbresin dhe në Sarandë, Vlorë e Himarë edhe si blerës të pronave në këto territore. Të gjithë turoperatorët njoftojnë që kanë të lidhura, të paguara, të mbyllura kontratat 45% më shumë se sa viti i kaluar për të njëjtën periudhë, i njëjti nga konfirmohet nga flukset turistike që kanë hyrë në 4 muajt e parë. Janar-Prill u mbyll me 40% më shumë se e njëjta periudhë, më shumë se vitin e kaluar. Do të përballemi me 14 milionë, ndoshta 15 milionë. Sfida jonë si do të ruajmë standardin e sigurisë.

Gjatë fjalës së saj, Kumbaro ka vënë theksin teksa rëndësia e informimit të turistëve përmes aplikacionit që ka të integruar informacione për sigurinë.

Mirela Kumbaro: Bashkë me kolegët e Drejtorisë së Transportit, të cilët kanë hapur tashmë portalin e-transport dhe ne e kemi përfshirë dhe tek një tjetër aplikacion që është shkarkuar nga dhjetëra-mijëra vizitorë të huaj, më shumë se 90 vende të botës, që është TEA që vjen i pasuruar dhe me informacione që kanë të bëjnë me sigurinë dhe brenda kanë të integruar dhe informacionin e-transport që duhet ta shpërndajmë shumë më tepër.

Ministrja Kumbaro është shprehur se janë hapur 34 qendra shëndetësore për sezonin turistik që punojnë 24 orë për t’i bërë ballë fluksit.

Mirela Kumbaro: Paketa e sigurisë që ka të bëjë me atë shëndetësore, rrugore, duhet të ecin si një paketë e përbashkët. 34 qendra shëndetësore që punojnë 24 orë janë hapur për sezonin turistik, më shumë se asnjë vit për të bërë ballë fluksin që kemi. Një pjesë e mirë e turistëve që lëvizin nëpër rrugë vijojnë më këmbë nëpër shtigjet malore. Për të përballuar aksidentet që ndodhin, ministria ka certifikuar më shumë se 600 udhërrëfyes. Të gjithë operatorët t’i nxisin dhe t’i bëjnë me dije turistëve të huaj të shoqëruar nga udhërrëfyesit që njohin shtigjet dhe territorin.


/tvklan.al