Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është shprehur se kanë një marrëveshje me Ministrinë e Mbrojtjes që gjatë sezonit do të përdoren dronët “Bayraktar” për arsye civile dhe monitoruese.

Gjatë fjalës së saj në konferencën “Rrugë të sigurta, turizëm i sigurtë”, zv/kryeministrja Balluku ka thënë se vitin tjetër do të nisin punimet për ndërtimin e një By Pass-i në Sarandë dhe kanë përdorur këto dronë për të parë se si zhvillohet trafiku në qytetin bregdetar.

Belinda Balluku: Ne kemi një marrëveshje të plotë me Ministrinë e Mbrojtjes që përgjatë sezonit do të përdoren dronët Bayraktar për arsye civile dhe monitoruese. Kemi bërë një ushtrim me dronët, një stimulim dhe ndjekje të trafikut në hyrje të qytetit të Sarandës. Vitin tjetër do të nisim nga puna për ndërtimin e një By Pass-i në Sarandë, kemi përdorur dronët për të parë se si ky trafik zhvillohej. Këto dronë do të jenë në dispozicion të institucioneve që operojnë në territor duke ju shtuar dronëve që ka në përdorim Ministria e Brendshme. Shpresoj që të mos kemi asnjë problematikë dhe bashkërendimi dhe sinergjia mes trupave është shumë e rëndësishme.


/tvklan.al