Vinicius Junior është pezulluar për dy ndeshje, pas kartonit të kuq të marrë ndaj Valencias, në sfidën e fituar 2-1 nga Real Madrid.
Sulmuesi brazilian u ndëshkua nga arbitri i ndeshjes, pasi goditi portierin e vendasve, në një ndeshje me presion të lartë.
Për këtë Vinicius është pezulluar dy ndeshje dhe nuk do të luajë në kampionat ndaj Las Palmas dhe Real Valladolid.
24-vjeçari do të jetë i gatshëm në Superkupën e Spanjës ndaj Mallorca-s, por edhe ndaj Salzburg në Ligën e Kampioneve. /tvklan.al