Guangju gjithnjë e më e varur nga Jasir Asani. Sulmuesi shqiptar ka arritur të lë sërish gjurmë me skuadrën koreano-jugore, për t’i dhënë fitoren e tretë në Ligën e Kampionëve për zonën aziatike.
29-vjeçari ishte sërish fenomenal në këtë kompeticion, duke shënuar dy herë në fitoren 3-1 përballë Johor. Kundër malajzianëve, Asani tregoi të gjithë talentin duke shënuar dy herë në stilin që jemi mësuar ta shikojmë shpesh në ndeshjet e fundit.
Liga e Kampionëve për zonën aziatike është padyshim nën dominimin e lojtarit kuqezi, pasi falë edhe golave të Asanit ka marrë pikë të plota pas 3 ndeshje. Në total, 29-vjeçari ka shënuar 6 herë deri më tani për të qenë edhe golashënuesi më i mirë i kompeticionit.
Ndaj Johor, Asanit iu deshën vetëm 6 minuta për të shënuar për të kompletuar dopietën e radhës me skuadrën koreano-jugore. Me Guangju, Asani ka kontratë deri në fund të këtij viti, teksa ende mbetet për tu vendosur e ardhmja e tij.
Klan News