Sezoni i sapombyllur, duket se ka qenë i fundit për Jasir Asanin te Gwangju në Korenë e Jugut. Sulmuesi po përgatitet për një aventurë të re në karrierën e tij dhe interesimet nuk mungojnë.
Sipas asaj që raportohet nga Koreja e Jugut, në gjurmët e shqiptarit janë vënë tre klube. Bëhet fjalë për dy klube nga Japonia si Yokohama dhe Vissel Koba, si dhe për Jeonbuk nga Koreja e Jugut.
Merkato e dimrit do të jetë vendimtare për të ardhmen e Asanit, nga shitja e të cilit, Gwangju kërkon të përfitojë të paktën 1 milion euro.
Më herët është përfolur edhe për interesime nga Spanja, me Las Palmas që kërkonte shërbimet e shqiptarit, por mbetet të shihet nëse do të rikthejë interesimin në Janar. /tvklan.al