Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave, kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë për javën e 12-të në Superiore.
Padyshim, trajneri i javës është zgjedhur Ilir Daja i Dinamos, me skuadrën e tij që shkatërroi Elbasanin me shifrat e thella 5-0.
Në 11-shen më të mirë, në portë është zgjedhur Kristi Qarri i Vllaznisë. Në repartin e mbrojtjes rreshtohen: Jorgo Meksi (Dinamo City) dhe Edison Ndreca (Egnatia) në krahë, teksa qendra e mbrojtjes përbëhet nga Marin Abazaj (Bylis) dhe Samuel Opeh (Laçi).
Tre mesfushorët më të mirë të javës së 12-të janë: Matias Lloci (Teuta), Kleandro Lleshi (Laçi) dhe Regi Lushkja (Egnatia).
Dy krahët e sulmit përbëhen nga titullarët e Dinamos, Baton Zabërgja dhe Dejvi Bregu ndërsa në mes të sulmit qëndron Kevin Dodaj i Vllaznisë.
/tvklan.al