Fitorja ndaj Teutës ka nxjerrë në pah cilësitë e futbollistëve të Skënderbeut. Korçarët janë edhe dominues në formacionin ideal të javës së 22-të të Superligës Shqiptare.

Plot 3 lojtarë të tyre gjejnë vend në më të mirët e sfidave të fundit në elitën e futbollit tonë, në një 11-she që thuajse ka pasur vend për secilën prej skuadrave. Ermir Rashica, Klevis Shaqe dhe Mario Rabiu i përkasin Skënderbeut në formacionin e javës, për të kompletuar repartet.

Me dy futbollistë merr pjesë Egnatia. Portieri Dajsinani ishte ndër më të dalluarit ndaj Vllaznisë, ndërsa merita edhe për Ujka, i cili ndihmoi rrogozhinasit në suksesin në Shkodër.

Në mbrojtje, gjejnë fanellë titullari Mjaki nga Laçi, Edison Kola nga Tirana dhe Sembene i Partizanit.

Ndërkaq, në repartin e mesit të fushës ka vend edhe për Soler nga Tirana. Në majën e sulmit qëndron Itodo nga Dinamo, teksa përpos Rashicës vepron nga krahët edhe Tresa i kurbinasve.

Trajneri i javës është përzgjedhur Edlir Tetova, i cili udhëheq Egnatian drejt suksesit të tretë radhazi dhe rikthimit në majën e renditjes së Superligës.

Klan News