Java e gjashtë e kampionatit shqiptar, do të luhet e ndarë në dy ditë, të shtunën dhe të dielën.
Padyshim vëmendja më e madhe do të jetë te derbi i kryeqytetit, mes Partizanit dhe Tiranës. Ky takim do të luhet në stadiumin “Air Albania”, të shtunën, duke nisur nga ora 20:00. Pritet një përballje e zjarrtë, aty ku spektakli është i garantuar.
Tre orë më herët, do të luhet edhe sfida e parë e javës së gjashtë, mes Skënderbeut dhe Laçit, në qytetin e Korçës.
Tre takimet e tjera do të zhvillohen të dielën. Vllaznia do të përballet me Bylisin në “Loro Boriçi”, në orën 17:00. Në mbrëmje, në orën 20:00 do të luhen edhe dy takimet e fundit. AF Elbasani do të presë në shtëpi Egnatian, ndërsa Teuta do të përballet në “Niko Dovana” me Dinamo City-n. /tvklan.al