Elon Musk po përgatitet që javën e ardhshme të implementojë një çip Neuralink në një tjetër pacient. Më herët gjatë këtij viti, kompania nisi të pranonte aplikimet për pjesëmarrësin e dytë.
Kjo teknologji u mundëson personave me aftësi të veçanta që të kontrollojnë pajisjet teknologjike përmes sinjaleve të trurit.
“Po vazhdojmë me pacientin e dytë të Neuralink. Shpresojmë që nëse gjërat të shkojnë mirë, të kemi numra të lartë njëshifrorë këtë vit”, tha Musk.
Nëse implantimi kryhet me sukses te pacienti i dytë, do të jetë një hap i madh për kompaninë e cila këtë vit ka hasur disa pengesa.
Çipii parë i vendosur te 29-vjeçari tetraplegjik, Noland Arbaugh shfaqi probleme pak kohë pas implementimit. Disa prej fijeve ishin tërhequr dhe pavarësisht se kanë arritur ta rregullojnë, defekti ka kufizuar mundësinë e pacientit për ta përdorur.
Në njoftimin e së mërkurës, Neuuralink deklaroi se fijet e implanteve të ardhshme do të vendosen më thellë në trurin e pacientëve për të parandaluar defektet./tvklan.al