Rasti i reperit Sean Diddy dhe akuzat që rëndojnë ndaj tij kanë tronditur botën e shoubizit teksa dita ditës zbulohen edhe emra të rinj të përfshirë në skandalet e artistit.

Jay-Z akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 13-vjeçare së bashku me Sean Diddy gjatë një festë në vitin 2000.

Në padi pretendohet se  e mitura emri i së cilës ende nuk bëhet i ditur është droguar dhe më pas përdhunuar nga Jay-Z dhe Combs në një festë të organizuar nga ky i fundit pas MTV Music Awards, e cila u mbajt në Nju Jork.

Tony Buzbee, avokati që përfaqëson viktimën, ka ngritur të paktën 20 padi civile kundër Combs duke e akuzuar atë për sjellje të pahijshme seksuale.

Në padi ku kërkohet dëmshpërblim për viktimën thuhet se vajza ende vuan nga depresioni si pasoje e asaj ngjarje.

Në një deklaratë, Jay-Z, emri i vërtetë i të cilit është Shaën Carter, e hodhi poshtë akuzen të cilën e cilësoi një përpjekje për të bërë shantazh.

Klan News