Futbollisti shqiptar Klaus Gjasula, i ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan ka zbuluar shumë aspekte të jetës së tij personale. Ai ka treguar si ka lindur dashuria me bashkëshorten e tij, me të cilën ka edhe 2 fëmijë.
Alketa Vejsiu: Ti kujt i ke thënë të dua prej vërteti në këtë jetë? Si e ka emrin ajo që ta ka marrë zemrën?
Kaus Gjasula: Laura. Është shumë interesante historia me Laurën. Jemi takuar në shkollë herët.
Alketa Vejsiu: Si i propozove Laurës se ajo është edhe italiane, i bëjnë propozimet në mënyrë spektakolare.
Klaus Gjasula: Italianët janë shumë emocionalë, por shqiptarët janë edhe më shumë emocionalë. Ajo është e thjeshtë shumë. Erdhën në jetë 2 fëmijë, Tiana dhe Tiago.
Alketa Vejsiu: Propozimi i martesës a ka pasur ndonjë moment të veçantë?
Klaus Gjasula: Thjeshtë vendosëm të martoheshim. Ne jemi martuar kur ishte kovidi, dasmën akoma nuk e kemi bërë.
/tvklan.al