Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Opozita do të presë për pak kohë reagimin e socialistëve për të ndryshuar përbërjen e KQZ, në të kundërt do të nisin protestat masive. Bashkëkryetari demokrat Jemin Gjana paralajmëron se qeveria e drejtuar nga Fatos Nano, do të përballet me protesta të dhunshme, nëse nga mazhoranca socialiste nuk do të ketë vullnet për të zhvilluar zgjedhje të drejta.
Partia Demokratike do të kërkojë drejtësinë me anë të qytetarëve, por nuk do të ushtrojë kontroll ndaj tyre siç ndodhi për zgjedhjet e kaluara vendore.
Jemin Gjana: “Opozita ka bërë rolin e frenave disa muaj më parë, në pranverën e këtij viti, atëhere kur u përposh t’i vinte nën kontroll protestat e qytetarëve, për të mos e çuar në kulmet e saja rolin e protestës ndaj ekzekutivit. Mund të nisin mund të përshkallëzohen mund të jenë shumë më të ashpra dhe askush nuk mund të marrë përsipër të vërë nën kontroll, përveç ekzekutivi duhet të përballet me to.”
Sipas Gjanës, rritja e presionin ndërkombëtar për rikompozimin të institucionit zgjedhor, duhet të vër në lëvizje palën tjetër, në mënyrë që të shmangen situatat e vështira. Demokratët pranojnë që përbërja e KQZ të jetë e paanshme nga PD dhe PS, siç u deklarua nga kryeministri Nano dy ditë më mbledhjen e KPD.
Gjana bie dakord me shtyrjen e afatit të komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, por prania e tyre në komision, do të varet nëse do të diskutohet përbërja e KQZ./tvklan.al
Gazetare: Gerta Gixhari