Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka dhënë dorëheqjen. Lajmin e bën të ditur gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj.

Mësohet se këtë vendim ai e ka bërë me dije një ditë para mbledhjes së Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha me drejtuesit e policisë në qarqe dhe departamente.

Deri në zgjedhjen e kreut të ri të Policisë, pozicioni do të mbahet nga zv.drejtori Sokol Bizhga.

Kujtojmë se Rrumbullaku e mori detyrën e rëndësishme më 7 Shtator të vitit 2022, kohë kur Ministrinë  e Brendshme e drejtonte Bledi Çuçi.


Kush është Muhamet Rrumbullaku?

Muhamet Rrumbullaku është diplomuar “Specialist i Lartë Policie” në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë, në Fakuletin e Drejtësisë Tiranë dhe ka marrë titullin Jurist në vitin 2010.

Rrumullaku ka ndjekur disa trajnime, çertifikuar në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Hungari.

Nga viti 2019 deri më 2022 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

/tvklan.al