Ditën e sotme u mblodhën dy kuvendet e Shqipërisë dhe Kosovës. Por ajo që ka marrë vëmendjen e mediave është një letër e kryeministrit Edi Rama karshi homologut të tij, Albin Kurti.

Përmes stafit të kuvendit, ai i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës. “Jepja Albinit”, duket të thotë kreu i qeverisë shqiptare.

Ndërkohë Kurti duket se nuk e ka hapur letrën, të paktën sa ka qenë i fokusuar nga kamerat pranë Kuvendit.

Të gjitha lëvizjet janë shënuar teksa nga foltorja fliste ish-kryeministri Ramush Haradinaj./tvklan.al