Milani vazhdon punën në merkato, për përforcimet, kryesisht në repartin e sulmit. Pas marrëveshjes me kampionin e Europës, Alvaro Morata, kuqezinjtë kanë hedhur sytë nga një tjetër sulmues që la shenjë në Euro 2024.

Bëhet fjalë për gjermanin Niclas Fullkrug. Lojtari në pronësi të Borussia Dortmund mund të ndryshojë skuadër në merkaton e verës dhe projektohet një kalim në Itali.

Milani ka pasur kontaktet e para me agjentët e futbollistit dhe shenjat janë pozitive. Afrimi i Guirassy te Dortmund, do i kufizonte minutat për Fullkrug, që mund të zgjedhë të ndryshojë ambient.

Sulmuesi ishte titullar i padiskutueshëm në sezonin e fundit me verdhezinjtë, që arritën deri në finalen e Ligës së Kampioneve, ndërsa ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e tij. /tvklan.al