Edhe pse është veshur me një fustan të bardhë dhe duket aq e bukur, këngëtarja Alma Bektashi as nuk e ka ndërmend të rimartohet. Sonte “Në Kurthin e Piter Pan”, ajo tha se pas divorcit të saj vite më parë, tanimë gjendet shumë rehat dhe lumtur me dy fëmijët Anisën dhe Orestin.
Sibora: Të gjitha nuset duhet të dijnë ta bëjnë byrekun, sidomos atë me qumësht…
Alma Bektashi: Shpirti, teta Alma ka harruar kur ka qenë nuse! (Qesh)
Alketa Vejsiu: Sot se di m’u duke pak kështu si nuse mua o Alma, mos ka ardhur dëshira për t’u rimartuar gjë?
Alma Bektashi: Jo zot na ruaj! Uuu qyqja!
Alketa Vejsiu: Pse Zot na ruaj? Alma se desh më re nga karrigia zemër…(Të qeshura)
Alma Bektashi: Jo zemër jam shumë mirë, rrofsh! Jam shumë e lumtur, jetoj me Anisën dhe Orestin dhe është periudha më e bukur e jetës time./tvklan.al