Presidenti amerikan Joe Biden mban fjalimin e lamtumirës para Konventës së Demokratëve në Miçigan. Fjalimi emocionues i kreut të Shtëpisë së Bardhë u cilësua si një kalim i stafetës në parti tek brezi i ri.
Ndërsa ai foli gjatë për arritjet e administratës së tij, pjesa më e madhe e fjalimit u përqëndrua në fushatën e Harris, duke e krahasuar me atë të Trump.
Mesazhet e tij gjetën një audiencë pranuese në Konventë. Demokratët e duartrokitën ndërsa ai premtoi se do të ishte “vullnetari më i mirë” për fushatën Harris-Walz.
“Ne e shpëtuam demokracinë në vitin 2020 dhe duhet ta shpëtojmë atë përsëri në 2024”, tha ai. “Është kaq e thjeshtë, është kaq serioze dhe është në duart tuaja.”
Ai e përfundoi fjalimin e tij me një frazë që Biden e ka përsëritur dhjetëra herë gjatë viteve të fundit, se Amerika “është një komb i mundësive”, dhe duke ju lutur turmës që të bëjë pjesën e vetë për ta mbajtur kështu vendin.
Biden pranoi “gabimet”, por tha se i dha “zemrën dhe shpirtin” e tij vendit gjatë karrierës së gjatë politike.
“Dua të dini se sa mirënjohës jam për të gjithë ju, tani jam më optimist se sa kur u zgjodha si senator 29-vjeçar”.
Ai e përfundoi fjalimin e tij siç bën shpesh: “Kjo është Amerika. Nuk ka asgjë që ne nuk mund të bëjmë”.
Klan News