Pas shumë refuzimesh të apeleve publike brenda radhëve të demokratëve, presidenti Joe Biden ka vendosur të mos rikandidojë për zgjedhjet presidenciale.
Vendimi u shpall nga vetë Biden në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale, duke dhënë edhe arsyet e kësaj dorëheqjeje.
“Ka qenë nderi më i madh i jetës sime të shërbej si presidenti juaj. Dhe ndërsa ka qenë qëllimi im të kërkoja rizgjedhjen, besoj se është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit që unë të tërhiqem dhe të fokusohem vetëm në përmbushjen e detyrave të mia si President për pjesën e mbetur të mandatit tim”.
Sakaq, 81-vjeçari Biden po me ane të një reagimi në rrjetet sociale ka shprehur dhe preferencën e tij për kandidat të demokratëve përballë Trump dhe ajo është Kamala Harris.
“Sot dua të ofroj mbështetjen dhe përkrahjen time të plotë që Kamala të jetë e nominuara e partisë sonë këtë vit. Demokratë, është koha të mblidhemi dhe të mundim Trumpin. Le ta bëjmë këtë”.
Debati i parë presidencial mes Trump dhe Biden, ku presidenti në detyrë zhgënjeu solli lëvizjen e demokratë për t’i bërë thirrje për t’u tërhequr nga gara.
Shkak u bë dhe mosha e thyer 81-vjeçare dhe aftësia mendore për të mposhtur Trump. Së fundmi ai u prek edhe nga covidi.
Në mesin e 36 prej tyre ishin ish-presidenti Barack Obama dhe ish-kreu i Senatit, nancy Pelosi.
Ndërsa veç Kamala Harris në garën presidenciale në radhët e demokratëve si kandidatë përfliten guvenatorët e Kalifornisë Gavin Newsom, i Miçiganit Gretchen Whitmer, i Kentakit Andy Beshear dhe i Ilinoisit JB Pritzker.
Joe Biden 4 vite më parë mposhti Presidentin republikan Donald Trump. Ky i fundit nuk e pranoi rezultatin e zgjedhjeve, gjë që për të cilin nisin dhe një hetim për ngjarjet e 6 Janarit të katër viteve më parë.
Biden bëhet presidenti i dytë në histori, pas demokratit Lindon Xhonson në 1968 që tërhiqet nga rikandidimi për zgjedhjet presidenciale.
Joe Biden është një politikan i vjetër karriere politike.
Që në vitin 1972, në moshën 30-vjeçare u zgjodh senator i Partisë Demokratike. Ai fitoi gjashtë herë zgjedhjet duke u bërë senatori më jetëgjatë i Delauerit.
Për dy mandate shërbeu si zv/president kur presidenti i SHBA ishte Barack Obama.
Në 2020 u zgjodh kandidat i demokratëve për Shtëpinë e Bardhë, duke mposhtur Presidentin në detyrë, republikanin Donald Trump.
Tv Klan