Jonny zhvilloi këtë të hënë takimet e tij të fundit me Rominën dhe Sellmën dhe do duhet që të zgjedhë mes të dyjave pasi do të largohet nga programi.

Fronisti zhvilloi një takim romantik me Rominën dhe i tha se ajo e “zbut”. Të dy folën se çfarë mund të bëjnë nëse zhvendosen në Gjermani. Romina tha se beson se Jonny është mjaftueshëm i përkushtuar ndaj saj.

Jonny: Më pëlqen që je aq e ëmbël kur të shoh. Më zbuti ti mua. Kur të shoh ty, ngel duke qeshur. Unë jam njeri i qeshur në jetën time. Ça të pëlqen tek mua?

Romina: Më pëlqen shumë tek ty, që është përveç pjesës që je i vërtetë, i mendon gjërat dhe i merr hap pas hapi.  Plani im i madh është që të përfundojmë bashkë. Nëse është nisur dhe kemi qenë mirë gjithë këto takime, edhe jashtë kemi qenë shumë mirë.

Jonny: Si i ke ndjenjat për mua ti?

Romina: Kam ndjenja shumë të forta normalisht. Fluturat i kam patur që në fillim.

Jonny: Sa qejf kishte vesh im për t’i dëgjuar këto gjëra. Jam shumë i lumtur që kemi pasur mundësinë të kalojmë aq vërtetë dhe aq bukur me njëri-tjetrin.

Romina: Si e mendon ti jetën me mua andej?

Jonny: Do përshtatem se ti nuk e njeh vendin tim andej, do të të tregoj, do të të ndihmoj, do të ndihmoj që ta kesh më të lehtë në atë vend.

Romina: Ta kesh më të lehtë për veten tënde, ti bësh zgjedhjet me zemër.

Jonny: Ke besim për mua të vish me mua në Gjermani ti?

Romina: Do vij që të vijmë një periudhë bashkë, të shikojmë si është të jetojmë të dy bashkë në një shtëpi, se deri tani kemi parë të dy bashkë për 3-4 orë në një emision.

Jonny: A beson “enough” (mjaftueshëm) për ta bërë këtë?

Romina: Besoj se je mjaftueshëm i përkushtuar./tvklan.al