Zgjedhjet e Sylvinho-s nuk duhen komentuar pasi vetëm ai di të bëjë vlerësimin më të mirë. I këtij mendimi është Mirel Josa i cili gjithsesi thotë se në kombëtare mund të kishte vend edhe për Cikalleshin.
Por me një eksperiencë si ish-zv/trajner i kombëtares Josa e di mirë se në të tilla raste dikush do të mbetet jashtë duke krijuar pakënaqësi. Sakrifikimi i disa futbollistëve duket se është bërë për të investuar për ekipin e së ardhshmes.
Kundërshtarët e Europianit si Spanja, por veçanërisht Italia, kanë ndryshuar në rreshtimin e lojtarëve. Edhe Sylvinho, sipas Josës nuk do t’i qëndrojë besnik modulit klasik 4-3-3.
Trajneri i kombëtares do të bëjë aplikimet e nevojshme të formacionit dhe rreshtimit në kampion stërvitor në Austri si dhe në miqësoret që do të zhvillohen në Hungari kundër Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit, ndeshje që do të transmetohen në Tv Klan.
Tv Klan