Zhose Mourinho vijon të tërheq vëmendjen nga Turqia. Portugezi kritikoi edhe njëherë tjetër mënyrën e gjykimit, edhe pse Fenerbahce e tij mori 3 pikët pas fitores ndaj Trabzonsporit. Një ndeshje e vulosur në minutën e 102-të, teksa “Special One” shpërtheu në festë duke iu bashkuar skuadrës.
Por para golit të fitores, Mourinho u shfaq tepër i zemëruar me gjyqtarin kryesor, por edhe sistemin VAR. Mungesa e një penalltie e shpërfytyroi ish-trajnerin e Real Madrid, i cili u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa në rrjetet sociale, shkruan se ky episod është shumë qesharak.
Kjo nuk është hera e parë që Mourinho përballet me njëanshmëri të vendimeve kundër skuadrës së tij. Madje, në episodin e shkuar, portugezi pranoi se do të largohej nga skuadra dhe ishte gati për të zgjedhur edhe një ekip që lufton për mbijetesë në Premier League.
Klan News