Jose Mourinho kërkon të përforcojë skuadrën e Fenerbahce me futbollistë cilësorë dhe këta të vijnë nga kampionati Italian. Mediat turke raportojnë se portugezi i ka vënë syrin Dushan Vlahovicit të Juventus për të cilin thuhet se është gati të bindë klubin e tij të paguajë nga 25 deri në 30 milionë euro.
Trajneri portugez tashmë ka nisur të bëjë planet për sezonin e ardhshëm.
‘Special One’ i ka kërkuar drejtuesve që në verë të transferojë Dushan Vlahovic dhe drejtuesit e Verdhebluve nisën punën intensive. Vlahovic do të hyjë në vitin e fundit të kontratës me Juventusin sezonin e ardhshëm. Jo vetëm kaq, por ai është lënë në hije nga Kolo Muani.
Italianët janë gati të pranojnë një ofertë për serbin që arrin deri në 30 milionë. Fenerbahce mund ta konsiderojë këtë investim si një mundësi për të zëvendësuar Edi Dzeko, pasi 38-vjeçari mund të jetë drejt largimit.
Tv Klan