Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho përshëndeti vendimin e Federatës Turke të Futbollit për të caktuar një gjyqtar të huaj për të gjykuar derbin e Stambollit. Por kjo nuk u prit mirë nga rivalët e Gallatasarajit, që tentuan të bllokojnë lëvizjen.

Organi drejtues njoftoi se sfida e së hënës Gallatasarai-Fenerbahçe, do të gjykohet nga gjyqtari slloven Slavko Vinçiç. Vinçiç arbitroi finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar dhe ai do të bëhet zyrtari i parë i huaj që do të marrë drejtimin e një ndeshjeje në Superligën turke.

45-vjeçari është arbitër i FIFA-s që nga viti 2010 dhe më parë ka gjykuar finalen e Ligës së Europës, ndërsa këtë sezon ka marrë drejtimin e ndeshjeve në kampionatin grek, Ligën Profesioniste Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Emërimi i Vinçiçit për derbin e Stambollit vjen në mes të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme në futbollin turk mbi standardet e arbitrimit, ku nuk kanë munguar akuzat për njëanshmëri ndaj skuadrave. Derbi i Stambollit mund të rezultojë kyç në garën për titull me Galatasaray që aktualisht është gjashtë pikë më shumë se Fenerbahçe në krye të tabelës.

Mourinho, i cili ka kritikuar rregullisht arbitrat në Turqi që kur mori drejtimin e Fenerbahçes, e ka mirëpritur vendimin si një hap të rëndësishëm për rritjen e ‘besueshmërisë’. Sipas mediave turke, Gallatasarai ka tentuar të bllokojë emërimin e Vincic për ndeshjen duke apeluar.

Kryesuesit e kamopionatit akuzuan federatën turke se është tërhequr nga premtimi për të mos bashkëpunuar me arbitra të huaj për sfidat në kampionat. Sipas klubit të Gallatasarajit, emërimi i një zyrtari të huaj kishte për qëllim synimin për të ‘arritur një rezultat në favor të kundërshtarit’.

Klan News