Lajme Arkiva 2003

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli vijoi urinë elektoral në qytetin e Lushnjes ku paraqiti përpara të rinjve kandidatin për kryetar bashkie intelektualin Kadri Gega.

Jozefina Topalli: Për të mbyllur kapitullin e mjerimit, të urisë dhe të korrupsionit dhe për të hapur kapitullin e festës, të këngës, të shpresës, të shkollës.

Kryetari i forumit rinor eurosocialist shqiptar Gjergji Koja, i shoqëruar nga i deleguari i kryesisë së Partisë Socialiste Namik Dokle vijuan takimin elektoral me të rinjtë e Elbasanit për të kërkuar votat e 12 tetorit për kandidatin e partisë socialiste për këtë bashki.

Gjergji Koja:  Ne nuk krahasohemi më me çfarë kishte bërë Berisha në kohën e tij të qeverisjes sepse na duket sikur krahasohemi me vitin 1938, prandaj krahasohemi me vetveten./tvklan.al