Forcat politike shqiptare domosdoshmërisht duhet të veprojnë së bashku në këto momente kritike. Kështu ka deklaruar Nënkryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli në konferencë shtypi. Në këto kushte nënvizoi ajo në një qeveri me bazë të gjerë me përfaqësi më realist si dhe rikthimi i Partisë Demokratike në Parlament, do të ishin përpjekjet serioze të të gjitha forcave politike për të forcuar shtetin e tyre.

Krijimi i një Qeverie tjetër është dhe kondicioni i rikthimit të demokratëve në Parlament. Partia Demokratike tha Topalli do të votojë për Qeverinë e re edhe duke qënë vetë në opozitë. Topalli ka hedhur idenë e mbledhjes së një tryeze që forcat politike të vendosin bashkë për këtë problem. Krijimi i një qeverie me bazë të gjerë ka shtuar ajo do të kishte një ndikim pozitiv për të gjithë faktorët politik dhe ushtarak në Kosovë./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego