Kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, u takua me banore te Bashkisë se Koplikut ne vijim te turit “Shqipëria po Ndryshon”.
Ne fjalën e saj para qytetareve zonja Topalli vuri theksin tek imazhi i ndryshuar i kësaj zone ne katër vitet e qeverisjes se djathte, me investimet ne infrastrukturën rrugore, rikonstruksionet e mjediseve publike, ndërtimin e shkollave e ujësjellësave apo shtimin e hapësirave te gjelbërta, dhe këto investime, sipas zonjës Topalli përbejnë edhe ndryshimin mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste.
Jozefina Topalli: “Ne nuk kemi në garë Partinë Socialiste. Ne kemi thjeshtë një konsorcium, ne kemi një trust. Është trusti i lejeve të ndërtimit, s’është më Partia Socialiste. Është trusti i 15%-ve, nuk është më Partia Socialiste. Është trusti i Bashkisë së Tiranës, është trusti i parave me të cilat blihet dhe e blenë kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Këto janë dy botë që s’kanë asgjë të përbashkët me njëri-tjetrin. Trustet e 15%-it nuk punojnë për Shqipërinë. Trustet e lejeve të ndërtimit nuk punojnë për vendin. Trustet e Bashkisë së Tiranës dhe parave me të cilin shiten dhe blihen këto kryetarë partish natyrisht nuk kanë motiv dashurinë për vendin”.
Gjithashtu, ne këtë takim kryeparlamentarja Topalli u shpreh se fitorja e koalicionit të djathtë do t’i hapë rrugë qeverisë të vazhdojë reformat e nisura, të cilat do ta shpien vendin në familjen e madhe evropiane./tvklan.al