Juliana Pasha është bërë pjesë e rubrikës “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare e cila ndër të tjera ka folur mjaft edhe për jetën e saj private.
Ajo ka treguar se me bashkëshortin është dashuruar me dëgjim të parë, sapo ka dëgjuar tingujt e parë të kitarës që ai i binte.
Ata kanë qëndruar miq për gati një vit dhe nuk i kishin shprehur njëri-tjetrit dashurinë dhe pas 1 viti ata dolën në një takim si të dashuruar.
Juliana ka treguar edhe momentin si prindërit e saj e morën vesh lidhjen e tyre. Në fillim nuk ishin aspak dakort pasi mbi të gjitha Altini ishte i divorcuar dhe me një fëmijë.
Ardit Gjebrea: Po familja jote?
Juliana Pasha: E kanë patur shumë të vështirë. Ne vinim nga një qytet shumë i vogël si Burreli, me një opinion tjetër, vështirësia ishte që unë isha vetëm 20 vjeç kur ata e morën vesh. Mami ishte vlonjate e prerë jo dhe jo. Babi kishte lëkundjet e tij.
Ardit Gjebrea: Si e morën vesh ata?
Juliana Pasha: Ka qenë 1 Janar pasi kishin dalë për vizitë, unë isha në shtëpi me vëllain. Kanë qenë vitet 2000, ne festojmë 21-vjetorin bashkë. Po ktheheshin nga vizita që kishin vajtur nga shtëpia e gjyshërve të mi dhe rastësisht kishin takuar në rrugë një nga bodyguardët e një lokali ku ne punonim, bënim muzikë në atë kohë. Qëlloi që bodyguardi ishte një i njohuri jonë dhe unë nuk e dija dhe ai që i kishte thënë babit, e keni fejuar vajzën?
Vjen mami dhe babi xhind në shtëpi, unë i prisja me qejf se ishte Viti i Ri e sa erdhën filluan ulërimat. Së pari nga doli kjo lidhja, pastaj fillova t’i tregoja për Altinin dhe i tregova dhe këtë bombën e dytë dhe aty ngelen për momentin. Ato javët e para të Janarit kanë qenë shumë të vështira, por në fund mund të të them vetëm këtë që e duan Altinin si sytë e ballit dhe e duan ndonjëherë edhe më shumë sesa unë. Ai babi që bënte kështu ka bërë dasmë 4 ditë e 4 net në shtëpi, pastaj 1 natë në lokal ne një natë në lokal Altini, kështu që 6 ditë të javës ne kemi bërë qejf, aheng sa për gjithë Tiranën. /tvklan.al