Deputeti socialist Jurgis Çyrbja ka dorëzuar sot mandatin si deputet i Durrësit. I kontaktuar nga Klan News ai sqaroi se vendimi është marrë për arsye shëndetësore. Sipas Çyrbes ai duhet të kryejë një ndërhyrje në gju dhe rehabilitimi zgjat disa muaj.

Vetëm pak ditë më parë deputeti Cyrbja u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, ku qëndroi për gati 5 orë. Ai tha se nuk është i pandehur, por u pyet për çështje që ka dijeni.


Ndaj tij është bërë një kallëzim nga demokrati Edi Paloka për abuzim me detyrën gjatë kohës kur ai drejtonte Hipotekën e Durrësit.

Ai largohet nga Kuvendi pak muaj para zgjedhjeve të reja parlamentare të vitit 2025 dhe pritet që të zëvendësohet me një tjetër deputet socialist  nga lista e qarkut të Durrësit.

Klan News