Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja është marrë në pyetje ditën e sotme për rreth 2 orë nga ana e Prokurorisë së Posaçme dhe më pas është shoqëruar për në ambientet e paraburgimit.
Burime për gazetaren e Klan News, Glidona Dacin bëjnë me dije se ish-deputeti i ka mohuar akuzat e SPAK teksa ka thënë se ka pasur kurrë aplikacion “Sky Ecc” dhe se nuk ka përkrahur asnjë person në kërkim.
“Nuk kam patur kurrë aplikacion “Sky Ecc” dhe nuk jam unë ai që komunikoj me ata persona. Unë nuk kam përkrahur asnjë person në kërkim, as nuk kam strehuar ndonjë të tillë”, ka deklaruar ish-deputeti.
Ish-deputeti ka dhënë shpjegime sa i takon veprës penale të “korrupsionit në zgjedhje”, “tregimit të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit”.
Prokuroria e Posaçme thotë se ish-deputeti është përfshirë në korrupsion zgjedhor pasi duke përkrahur dhe dhënë informacion Altin Hajrit, një të shumë kërkuari për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës në Kamzë, ka përfituar prej tij vota në zgjedhjet e 2021.
Gjithashtu SPAK ka gjetur komunikime ku Çyrbja rezulton të ketë dekonspiruar disa operacione të Policisë për kontrolle me qëllim arrestimin e personave në kërkim në qarkun e Durrësit./tvklan.al