Stiv pati një nga këngët më virale në “Këngën Magjike”, por kjo nuk i ka mjaftuar këngëtarit. Në post “Kënga Magjike” që mbahet në programin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ai pyeti Marsela Çibukajn nëse kënga e tij meritonte 0 pikë prej saj. Sipas tij, juria duhet të ketë standarde të tjera vlerësimi nga ato që kanë vetë artistët.
Në këtë pikë ndërhyri Ardit Gjebrea duke i renditur Stiv një mori artistësh që ai i ka vlerësuar me 0 pikë si dhe faktin që ai vetë ka qenë në kategorinë e artistëve të rinj që sapo ka kaluar si “Big”. Producenti i “Këngës Magjike” iu drejtua jo vetëm atij, por të gjithëve që kanë kundërshtime për pikët pasi fletët e tyre të votimit flasin vetë dhe kanë peshën më të madhe.
Gjebrea përmendi edhe debatin e përhershëm që rrethon festivalin (ndonëse jo vetëm “Këngën Magjike) për paracaktimin e fituesit duke theksuar se juria e vërtetë në këtë sistem votimi janë artistët.
Ardit Gjebrea: Për mua nuk bën sens sepse ju duhet të kuptoni vetëm një gjë. Në këtë festival pikët tuaja janë gjithsej 15.752 pikë i kanë vetëm artistët, pra ju jeni juria, nuk është juria kryesore as juria dhe as publiku, ju jeni juria që vendosni që do të thotë në fund të ditës ja ku jeni ju këtu se po të ishte vetëm për jurinë ose vetëm për publikun, mund të ishin edhe këngëtarë të tjerë këtu që nuk kanë kënduar dhe është ky sistemi cili nuk e paracakton fituesin që të jemi të qartë se gjithmonë flitet “paracaktohet fituesi”, në cilin rast? Ju votoni vetë për njëri-tjetrin dhe ju jeni juria. Juria që sheh ti këtu ka gjithsej 3580 pikë në dispozicion, ndërsa juria e këngëtarëve ka 15.752 dhe juria e natës finale e “Këngës Magjike”, e publikut ka 1350. Pesha e madhe jeni ju dhe për sa kohë që ju jeni juria kryesore, gishtin mbajeni te vetja, mos u merrni me jurinë se ata s’kanë as ¼ tuaj në dorë. Ju e keni peshën e madhe! Juria e vërtetë jeni ju!/tvklan.al