Juventusi do të përballet me Fiorentinën, në sfidën e fundit për vitin 2024. Bardhezinjtë synojnë me çdo kusht fitoren, për ta mbyllur vitin me një 3 pikësh.

Në prag të kësaj përballje, trajneri Thiago Motta, ka marrë lajme të mira nga infermieria. “Zonja e Vjetër” ka rikuperuar tre lojtarë nga dëmtimi.

Bëhet fjalë për Teun Koopmeiners, Douglas Luiz dhe Danilo. Këta futbollistë janë stërvitur me pjesën tjetër të grupit dhe do të jenë të gatshëm për sfidën ndaj Fiorentinës.

Përballja Juventus-Fiorentina është planifikuar të luhet ditën e Diel, duke nisur nga ora 18:00, në “Allianz Stadium” në Torino. /tvklan.al