I kursejnë klubit 90 milionë euro për 4 muaj
Të gjitha sportet në Itali janë pezulluar të paktën deri më 3 Prill. Të gjithë futbollistët e skuadrës së Juventusit nuk do të paguhen për muajt Mars, Prill, Maj dhe Qershor. Bashkë me trajnerin Sarri ata kanë rënë dakord që të ndihmojnë klubin duke i kursyer afërsisht 90 milionë euro.
Juventus ka falenderuar zyrtarisht të gjithë futbollistët për këtë vendim në këtë periudhë të vështirë. Por nëse kampionati i Serie A do të rinisë deri në Qershor, klubi dhe futbollistët do të negociojnë për të gjetur gjuhën e mirëkuptimit për shpërblimin e tyre.
Futbollistë në klube të mëdha të Europës si Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, kanë rënë dakord për shkurtim pagash për këtë periudhë.
Tv Klan