Prezantimi në një skenë si ajo e Sanremos është pikë kulminante për karrierën e çdo prezantuesi, por për Alketa Vejsiun kjo do të thotë edhe realizim i një ëndrre.

Ajo ishte e ftuar këtë të hënë në emisionin “Opinion” në Tv Klan për të folur rreth kësaj eksperience, por edhe për t’i kthyer përgjigje kritikave që e kanë shoqëruar që pas daljes në skenën e teatrit “Ariston”.

Vejsiu tha se prezantimi në Sanremo u realizua falës punës së saj dhe talentit. Kur u pyet nga gazetari Blendi Fevziu nëse kryeministri Edi Rama ka ndikuar në shkuarjen në Sanremo, prezantuesja e njohur tha: Absolutisht, zero.

Blendi Fevziu: Nuk është kurrë inferiore e vërteta, inferiore është kur mundohesh ta fshehësh të vërtetën. Ka ndikuar Edi Rama në shkuarjen tuaj në Sanremo?

Alketa Vejsiu: Shiko, Edi Rama dhe gjithë ish-kryeministrat do të kishin bërë shumë mirë sikur t’ia kishin lehtësuar pak rrugën njerëzve të talentuar të këtij vendi që të afirmoheshin më shpejt… s’e kanë as në axhendë ata që ne të gjejmë rrugët tona… Më ka ndihmuar vetëm talenti im sepse talenti e gjen gjithmonë rrugën.

Blendi Fevziu: Nuk ka bërë ndonjë telefonatë ndonjë gjë Rama?

Alketa Vejsiu: Absolutisht, zero, zero, ku është kamera zero. Edi Rama do bëj punën që duhet të bëj për Shqipërinë, por jo ëndrrat e Alket Vejsiut se nuk më ka asnjë borxh e nuk kam çfarë të pretendoj asgjë Edi Ramës unë. Tani ishte një diskutim aty për Berluskonin, që dua të takoj Berluskonin më pyesin në një program televiziv edhe më thonë që je një personazh që ndjek nga gjithë politikanët tanë  vetëm një Berluskonin. Berluskonin i thashë e ndjek jo si politikan, por si njeriun që solli një revolucion të vërtet në televizionin komercial në Itali. Njeri suksesi, më frymëzojnë njerëzit e suksesit. Më thanë do ta takosh? Patjetër që po… kaq e mbyllur dhe kjo

Blendi Fevziu: Po me Ramën çfarë marrëdhënie ke për momentin?

Alketa Vejsiu: Atë që ke dhe ti, jam një gazetare njeri i televizionit, nëse do ta ftoj në studio do ta trajtoj absolutisht si një nga njerëzit që ka bërë histori. Me thënë të drejtën kam gruan e Edi Ramës mike dhe për mua është një nga gratë më të jashtëzakonshme që frymëzon…

Blendi Fevziu: E ke patur përpara apo pasi është bërë gruaja e Edi Ramës?

Alketa Vejsiu: E kam patur përpara se të njoh Edi Ramën./tvklan.al