Kush nuk do donte ta ndalonte procesin e plakjes?! Por kjo grua e quajtur Marcela Iglesias ka bërë më shumë se ç’mund ta imagjinoni me injektimet. E kanë cilësuar “Barbie” në formë njeriu dhe është e vështirë të “qëllosh në shenjë” për t’i gjetur moshën. 47 vjeçarja ka treguar se madje ka planifikuar transfuzion gjaku nga i biri 23 vjeçar, vetëm e vetëm që të rrijë e re.
“Bukurinë e përjetshme” duket se po ia ofron një trajtim i çuditshëm i njohur si Renuva. Renuva rikthen humbjen e volumit të lëkurës, shton konturet dhe “zbut” parregullsitë. E për të, Marcela shpenzon rreth 780 euro çdo muaj. Ajo thotë se kjo formë është shumë më e mirë se “fillerat”.
“Mund të dukem si unë dikur, pa i hyrë thikës apo pa futur plastikë nën lëkurë. Është si magji, brenda një ore”, tregon ajo. (Kjo lloj “yndyre” kushton 840 paund për 1.5 ml) Përveç saj, Marcela shpenzon mijëra euro për vitamina e kremra dhe është tejet besnike kur vjen puna te dieta.
Shikojeni në foto krah djalit të saj dhe në të majtë kur ishte e re, pa asnjë ndërhyrje:
/tvklan.al