Lëvizja e emigrantëve Shqiptarë në drejtim të Greqisë pas festimit të pashkëve në atdhe në vendkalimin kufitarë të Kakavijës është normale, me gjithë tensionin e shfaqur në disa raste nga autoritetet Greke të kalimit të kufirit. Deklarimi i mendiave Greke për një mbyllje të mundëshme të kufirit për shkak të mbrojtjes nga virusi akut respirator Sars, ka përshpejtuar procedurat e kthimit të tyre në shtetin Helen ku punojnë prej vitesh.
Fluksit të shtetasve Shqiptarë gjatë orëve të para të mëngjesit, pala Greke i është përgjigjur me ndërprerje të punës për dy orë, që është justifikuar si anomali në rrjetin kompjuterik. Por me ndërhyrjen e autoriteteve kombëtare Shqiptare situata është normalizuar. Sipas statistikave në fundjavë kaluan trraun Grek për në Shqipëri rreth 28 mijë emigrantë, shifër e vogël kjo krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Gjatë këtyre dy ditëve për në Greqi janë kthyer rreth 10 mijë emigrantë.Për sa i përket automjeteve nga mbi 4 mijë të rregjistruara në hyrje, gjysma prej tyre kanë kaluar tashmë krahun për në vëndin fqinj.
Në të dyja anët e kufirit po punohet me 5 sportele, me gjithë ndërprerjen e pajustifikueshme të punës nga autoritetet Greke gjatë orës së fluksit, kryesisht gjatë mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit. Sipas burimeve zyrtare të Kakavijës, fluksi i emigrantëve pritet të rritet në fundjavë, kjo sepse një numër i konsiderueshëm i emigrantëve Shqiptarë, mendohet të shfrytëzojnë edhe festën e 1 Majit që është pushim dhe do të duhet të jenë në Greqi të djelën në mbrëmje, meqënëse të hënën hapen edhe shkollat.
Gazetarja: “Duket se publikimet në mendjat Greke për një mbyllje të mundëshme të kufirit si dhe situata e krijuar gjatë verës që shkojë,solli një frikë te emigrantët Shqiptarë për tu rikthyer në atdhe. Sipas autoriteteve doganore të Kakavijës këtë herë kanë hyrë dy herë më pak emigrantë për të festuar pashkët se një vit më parë. Perveç ndërprerjes prej dy orësh gjatë orëve të paradites, që sipas palës Greke këtu në Kakavijë është justifikuar me anomali të kompjuterave dhe nderhyrje të palës Shqiptare, gjatë mesditës puna është normalizuar. Autoritetet kombëtare Shqiptare mbajnë lidhje të vazhdueshme me autoritetet Greke për të lëvizur normalisht emigrantët Shqiptarë në drejtim të Greqisë.”
Gazetarja: “Sot herët në mëngjes rradhët e gjata të emigrantëve Shqiptarë që presin për të kaluar kufirin me Greqinë këtu në pikën e kalimit kufitarë të Kapshticës janë rralluar. Vetëm sot kanë kaluar 240 automjete, mbrëmë në darkë policia kufitare Shqiptare dhe ajo Greke kanë zhvilluar një takim me iniciativë të ambasadorit tonë në Athinë, zotit Bashkim Zeneli, ku është rënë dakort që të shtohen dhe dy sportele të tjera që të kalojnë lirshëm emigrantët e ardhur për festat e pashkëve”.
Rradhët e gjata të pritjes së emigrantëve Shqiptarë në pikën kufitare të Kapshticës për të kaluar në tokën Helene kanë marrë fund. Mëngjesin e ditës së martë dogana Greke ka filluar punën duke shtuar dhe dy sportele të tjera, kjo falë takimit të zhvilluar midis ambasadorit të Shqipërisë në Athinë Bashkim Zeneli, palës kufitare Greke dhe asaj Shqiptare.
Bashkim Zeneli: “Unë jam takuar me të dy palët e pikave të kalimit, me atë Greke dhe me palën tonë, midis të dy palëve ka një mirëkuptim të plotë për zgjidhjen e këtyre problemeve që janë në të tilla raste, raste fluksesh më të mëdha, nuk ka ndonjë shqetësim të veçantë, siç e shikoni vetë po kalohet normalisht. Ndonjëherë jepen alarme të kota nga shtypi, nga media,qoftë e jona, qoftë ajo Greke. Nuk ka asnjë shqetësim, njerëzit po kalojnë lirshëm”.
Vetëm ditën e martë kanë kaluar doganën Greke 240 automjete dhe 6 autobusa. Sipas shefit të kufirit Besnik Demko, takimi midis palës Greke dhe asaj Shqiptare bëri të mundur shtimin e personelit dhe sporteleve në doganën Greke.
Besnik Demko: “Pas takimeve të zhvilluara mes Policisë Greke ku fillimisht ishin dy sportele në punë, dje mbasdite kaluan në 3 të tilla dhe sot puna vazhdon me 4 sportele duke mos krijuar probleme në kalimin e shtetasve dhe mjeteve në drejtim të Greqisë”. Ndërësa panikun e përhapur pak ditë më parë nga mediat Greke se në Shqipëri ka Sars dhe do të mbyllen pikat e kalimit kufitarë, të dyja palët e kanë quajtur një spekulim mediatik./tvklan.al