Banka austriake Raifaizen (Reiffeisen) do të marrë pronësinë e Bankës së Kursimeve në mes të prillit. Këtë e konfirmoi pala austriake nëpërmjet drejtorit të përgjithshëm të Bankës së Kursimeve gjatë një takimi me drejtues të Ministrisë së Financave. Në lidhje me vjedhjen e parave pranë kësaj banke, Reiffeisen deklaron se një gjë e tillë nuk cënon privatizimin .
Drejtori i Reiffeisen: “Reiffeisen është 100% ( njëqind përqind) e angazhuar për të blerë Bankën e Kursimeve. Ne po finalizojmë proçedurat legale dhe besojmë se në mes të prillit do t’nënshkruajmë me qeverinë shqiptare me marrjen e pronsisë. Ngjarjet e javëve të fundit janë për të ardhur keq. Reiffeisen i merr të gjitha kto seriozisht. Ne po bëjmë të pamundurën që të mbahen të sigurta depozitat e shqiptarve. Duam të sigurojmë gjithashtu se kjo ngjarje nuk ndikon në shëndetin dhe aktivitetin e bankës. /tvklan.al