Një 36-vjeçar në zonën e Bathores në Kamëz është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje.
Uniformat blu kishin marrë informacion se ky person me iniciale L.M. mbante në banesë armë zjarri dhe municione.
Gjatë ndërhyrjes në shtëpinë e 36-vjeçarit, u gjet dhe u sekuestrua një kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.
Poseduesi i tyre u arrestua në flagrancë për armëmbajtje pa leje, vepër penale që dënohet me burg deri në 7 vjet. /tvklan.al