Fshati Kasallë ka 4 mijë banorë dhe është vetëm 25 km larg nga kryeqyteti. Ky fshat vuan prej vitesh nga mungesa e infrastrukturës rrugore dhe pastrimit të mbeturinave.
Një banor i fshatit Kasallë, njësia Zall Herr në Tiranë ka bërë denoncim në rubrikën “Kallëzo”, lidhur me situatën e rrugës dhe lënien e mbeturinave në mëshirë të fatit.
“Ne jemi të braktisur nga shteti. Prej dy vitesh jemi në menaxhimin e Bashkisë Tiranë, por nuk na ka parë njeri me sy, jemi në harresë nga shteti, shprehet një banor i këtij fshati
”.
Edhe pse është premtuar se rruga do të ndërtohet dhe ka nisur një projekt me vlerë 1.5 miliardë lekë për 2 kilometra rrugë me asfalt dhe trotuare, deri më sot askush nuk ka nisur punimet.
Në projektin që banorët nisën thuhet se rruga duhet të kishte përfunduar ndërtimin në Janar të vitit 2017, por në të vërtetë tabela që njofton nisjen e punimeve është vendosur në muajin Gusht.
“Edhe pse rruga është vetëm 2 kilometra, firma thotë do bëhet vetëm gjysma e rrugës”
.
Banorët janë në mëshirë të fatit dhe shpresojnë që institucionet përkatëse të reagojnë menjëherë lidhur me këtë situatë.
/tvklan.al