Doganat: Skemë mashtrimi për pagesën e akcizës
Strukturat doganore kanë kallëzuar penalisht një subjekt, i cili ka shmangur pagesën e akcizës të gazit.
Firma Natyral Gaz dyshohet se ka fshehur të ardhurat duke përdorur skemën e blerjes së mallit, si gaz për ngrohje, i cili nuk tatohet me akcizë dhe duke ua shitur automjeteve, i cili duhet të tatohet me 8 lekë për çdo litër.
Kallëzimi është bërë për administratorin e kompanisë që ushtron aktivitetin në Kamzës, ndërsa dëmi që subjekti nuk i ka derdhur buxhetit të shtetit arrin në 370 mijë dollarë.
Tv Klan