Shqetësim, mungesa e investimeve në infrastrukturë
Nëse jeni në kërkim të një plazhi pa turizmin masiv e gjeni vetëm 6 kilometra nga qendra e Durrësit. Ky është Kallmi, rrethuar nga kodra të gjelbëruara, me gjire të vogla plazhi, me shkëmbinj të kthyer në dallgëthyes natyrorë, me guralecë dhe ujë të kristaltë.
Me një vijë bregdetare të paprekur nga ndërtimet masive, përveçse disa shërbimeve të vogla turistike dhe me një numër jo shumë të madh pushuesish, vizitoret thonë se Kallmi të ofron qetësi, ndryshe nga plazhi i madh i Durrësit.
Vizitore: Është shumë i pastër uji, i bukur, kemi ardhur këtu me shoqërinë. Kemi ardhur dhe herë të tjera, pasi nuk ka shumë njerëz.
Dikur zonë ushtarake, Kallmi ka nisur të rizbulohet nga durrsakët pas viteve 2000. Kjo ka bërë që në këtë plazh të mungojnë investimet, kryesisht në infrastrukturë. Rruga që përshkon plazhin prej vetëm 4 kilometrash është e pashtruar.
Vizitore: Duhet investuar, biles është vonuar që të investohet.
Projektet e pushtetit lokal dhe atij qendror ndër vite kanë qenë të shumta për rehabilitimin e kësaj zone, e quajtur “riviera e Durrësit”, por që nuk u zbatuan kurrë.
Tv Klan