Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për kalimin e dosjes për gjykim për inceneratorin e Tiranës.

Vetëm tre prej të pandehurve kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, konkretisht: Silena Tola, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi, ndërsa të tjerët gjykim të zakonshëm. Kjo kërkesë do shqyrtohet në seancën e ardhshme nga një tjetër trupë gjykuese.

Në datë 2 Gusht, Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht mbylljen e hetimeve për 12 personat e akuzuar, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “shpërdorim detyre”.

Masat për inceneratorin u lëshuan në Dhjetor të vitit 2023, ndërsa për gjykim kanë kaluar 12 persona, mes tyre dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka.

Për inceneratorin e Tiranës, është ndarë dosja për Alqi Bllakon, ish-sekretar i Përgjithshëm i ministrisë së Mjedisit. Kjo për shkak se ai po hetohet për një tjetër akuzë, atë të korrupsionit.

Klan News