6 muaj pasi mbylli hetimet për 12 personat e marrë të pandehur për çështjen e inceneratorit të Tiranës, SPAK ka shpallur këtë të premte pretencën për 8 prej tyre.

Në total, Prokuroria e Posaçme kërkoi 26 vite burg, mes tyre dhe për ish-Ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. Të gjithë akuzohen nga SPAK për shpërdorim detyre. 3 prej të pandehurve iu konvertua dënimi në shërbim prove.

8 ish-zyrtarët përfituan ulje me 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit me procedurë të shkurtuar. Krahas dënimit, për ta u kërkua dhe përjashtimi për 5 vite nga çdo funksion publik.

Në 21 Shkurt të pandehurit do të bëjnë mbrojtjen dhe më pas gjykata pritet të shpallë vendimin. Ndërkohë, 4 të pandehurit e tjerë po për dosjen e inceneratorin e Tiranës, vijojnë betejën ligjore në një proces të ndarë pasi në Dhjetor Gjykata Posaçme i pranoi atyre kërkesën për gjykim të zakonshem.

Për çështjen e inceneratorit, një proces paralel vijon dhe ish-Deputetin dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako ndaj të cilit rëndon akuza e korrupsionit.


PRETENCA E SPAK

Lefter Koka- 4 vite burg, i konvertohet në 2.8 vite me gjykim të shkurtuar

Erjon Murataj- 4 vite burg, i konvertohet në 2.8 vite me gjykim të shkurtuar

Bledar Karoli- 4 vite burg, i konvertohet në 2.8 vite me gjykim të shkurtuar

Taulant Tusha- 4 vite burg, i konvertohet në 2.8 vite me gjykim të shkurtuar

Namik Simixhiu- 4 vite burg, i konvertohet në 2.8 vite me gjykim të shkurtuar

Valbona Ballgjini- 2 vite burg, i konvertohet në shërbim prove me gjykim i shkurtuar

Sidita Kopliku- 2 vite burg, i konvertohet në shërbim prove me gjykim i shkurtuar

Jetmir Llapaj- 2 vite burg, i konvertohet në shërbim prove me gjykim i shkurtuar


Tv Klan