“Shpresoj të kesh marrë biletën për në Paradise”, i tha Young Zerka Petros gjatë komentit të performancës së konkurrentit në X Factor Albania. Petro këndoi një këngë të fuqishme si “Highway to Hell”. Nisur nga komenti i kolegut të saj, anëtarja tjetër e jurisë së spektaklit të Tv Klan, Soni Malaj zbuloi një ‘sekret’ profesional që e zbaton për disa këngë dhe ka një arsye të veçantë.
Soni Malaj: Nuk na shkonte ajo “Highway to Paradise” sepse unë si një besimtare në Zot, në fakt i kam bërë edhe disa ndryshime në tekst. I kam bërë disa shkurtime vargjeve.
Alketa Vejsiu: Vërtet? E ke për çështje besimi?
Soni Malaj: Besimi, po.
Alketa Vejsiu: S’e kisha realizuar këtë. Një këngëtar për çështje religjioni dhe besimi mund të ndërrojë tekstet e këngëve sipas parimeve të fesë.
Soni Malaj: Nuk kemi pse të admirojmë entitete të tjera ndërkohë që jemi të Zotit./tvklan.al