Në fund të shkurtit të këtij viti ishim në lagjen “Visarjon Xhuvani” Elbasan, në familjen Buda. Grigor Buda, gjyshi i 18-vjeçarit Nino Buda, që është i paralizuar, kërkoi ndihmë për nipin e tij të braktisur nga prindërit. Grigori tha se Nino ka një vit pa u larë, pasi ai dhe e shoqja, janë të vjetër e nuk e ngrenë dot.

18-vjeçari merr 250 mijë lekë Kemp dhe 150 mijë lekë i merr gjyshi për kujdestarinë. Grigori tregoi se Ninon e kanë operuar nga sytë, ai ka probleme me mushkërinë, dhëmbët, por për të nuk kujdeset askush.

E ëma e djalit tha se i biri duhet të shkojë në një qendër rezidenciale, pasi ajo vetë nuk mund ta mbajë.

Ne u interesuam në Shërbimin social dhe mundëm të sistemojmë Ninon në qendrën rezidenciale të zhvillimit Durrës. Drejtoresha Mimoza Xhengo e mirëpret Ninon duke e prezantuar edhe me qendrën.

Veç kësaj, shumë klinika dentare janë ofruar në “Stop”, duke marrë përsipër dhëmbët e Ninos, ndërsa Fatjon Zhllima, me banim në Londër do i sjellë për një vit 100 paund në muaj./tvklan.al