Disa herë kemi transmetuar rastin e Ninos, një fëmijë me aftësi të kufizuara, i braktisur nga prindërit e tij në Elbasan dhe që rrinte në shtëpinë e gjyshërve.
Me ndihmën e “Stop”, Nino u sistemua në Qendrën Rezidenciale Durrës. Por, për shkak të keqtrajtimit në këtë qendër, Nino u rikthye në shtëpi ku u ndihmua nga Kryebashkiaku Gledian Llatja dhe stafi i tij.
Qytetari i parë i Elbasanit i ofroi Ninos 3 herë në javë fizioterapi, plus shërbim mjekësor falas me infermiere.
Veç kësaj “Stop” gjeti edhe një punonjëse, që të kujdeset për Ninon. Goldi, një djalë që jeton në Londër, i ofroi Ninos një pagesë për një afat të pacaktuar riparimin e dhomës dhe banjos, karrocë elektrike dhe tablet. Ne rikthehemi dhe e shohim Ninon me karrocë, duke dalë nga shtëpia i pavarur.
Gazetarja: Dhe ja ku e kemi Ninon tek karroca elektrike. Si po të duket vetja?
Nino: Si mbret.
Gazetarja: Si je?
Nino: Shumë mirë!
Gazetarja: Ai zotëria, i cili të dorëzoi këtë pajisjen të mësoi dhe mënyrën sesi funksionon apo jo?
Nino: Po, po.
Gazetarja: E kemi mësuar pak a shumë?
Nino: Po, po. Kollaj fare.
Gazetarja: Karrocën elektrike ja ku e ke, dhe tabletën nga Goldi.
Nino: Shumë faleminderit!/tvklan.al