Më 24 Maj 2024 në emisionin “Stop” u transmetua rastin e Ninos, një fëmijë me aftësi të kufizuara, i braktisur nga prindërit e tij në Elbasan dhe që rrinte në shtëpinë egjyshërve. Këta të fundit janë të moshuar dhe e kanë të pamundur të kujdesen për nipin, ndaj me ndihmën e “Stop”, Nino u sistemua në Qendrën Rezidenciale Durrës. 

Por, pak ditë më parë Nino në telefonon dhe na thotë, se pas tre muajsh në këtë qendër, për të nisën problemet. Nino tregon se ka pasur një konflikt me Denisën, kujdestaren e tij, e cila dyshonte se Nino bënte video dhe i niste në redaksinë tonë. Situata u qetësua disi me ndërhyrjen e drejtoreshës, por pas këtij episodi Denisa e lan Ninon me ujë të ftohtë, gjë që bëri që Nino të kthehet në Elbasan te gjyshërit duke mos dashur më të shkojë në qendrën e Durrësit.

Me kamerën e fshehtë Nino shkoi me gjyshin tek Qendra, duke i treguar të gjitha pretendimet, që është dhunuar e larë me ujë të ftohtë dhe se do të largohet. Edhe gazetarja bisedon me titullaren dhe kjo e fundit e pranon episodin e konfliktit, por nuk kishte dijeni për larjen me ujë të ftohtë. Pas këtij transmetimi, Shërbimi Social Shtetëror njoftoi se ka pushuar nga puna kujdestaren Denisa Cikalleshi, si dhe i ka dhënë vërejtje punonjëses sociale dhe titullares.

“Stop” rikthehet në banesën e Ninos, kësaj radhe me kryebashkiakun Gledian Llatja si dhe stafin e tij.

Gazetarja: Dhe tani iu prezantoj me agjentin më të ri të “Stop”, Ninon!

Nino: Mirë!

Gazetarja: Jo më kot të thashë agjenti më i ri i “Stop” sepse denoncove diçka të rëndësishme. Si ndihesh sot?

Nino: Mirë, shumë mirë!

Gazetarja: Je më i qetë tani?

Nino: Më i qetë.

Gazetarja: A e ke idenë se sa shumë njerëz të duan?

Nino: Jo nuk e kam!

Gazetarja: Ke një vrull mesazhesh në redaksinë e emisionit “Stop” që interesohen për ty. Sot kemi një mysafir të veçantë. E di kush është ?

Nino: Jo!

Gazetarja: Përshendetje! Gledian Llatja kryetar i Bashkisë së Elbasanit, mysafiri që sot ka ardhur tek Nino.

Gledian Llatja: Nino, si je ti? Si ke qenë?

Nino: Mirë!

Gledian Llatja: Je më mirë tani?

Nino: Po!

Gledian Llatja: Më bëhet shumë qejfi.

Nino: Shumë faleminderit!

Gledian Llatja: Të kam sjellë një dhuratë të vogël, besoj se do e pranosh.

Nino: Po!

Gledian Llatja: Të kemi sjellë një komplet tutash të ekipit të futbollit të Elbasanit, ke dhe një bejxh për të hyrë në stadium falas gjatë gjithë kohës.

Nino: Shumë faleminderit!

Gledian Llatja: Në vendin tënd, kemi 15 vende për personat me aftësi të kufizuar, ke vendin tënd gjatë gjithë kohës në stadium sa herë që të ikësh.

Nino: Shumë faleminderit.

“Sapo pamë atë që transmetuar ju, gjatë kësaj jave u indinjuam pak. Po bëjmë gjithçka të mundur që t’i vijmë sa më shumë në ndihmë Ninos. Ne e dimë që Nino ka nevojë për fizioterapi, prandaj dhe ne i kemi siguruar fizioterapistin që t’i vijë tre herë në javë. Është i Bashkisë së Elbasanit. Po procedojmë të gjitha procedurat për rikthimin e Kempit,” tha kryebashkiaku Gledian Llatja.

Nino: Shumë faleminderit!

Qytetari i parë i Elbasanit i ofron Ninos 3 herë në javë fizioterapi, plus shërbim mjekësor falas me infermiere. Veç kësaj emisioni “Stop” ka gjetur edhe një punonjëse, që të kujdeset për Ninon.

Gazetarja: Tek Nino kemi dhe miq të tjerë këtu është drejtoresha e Shërbimit Social të qytetit të Elbasanit.

Drejtoresha e Shërbimit Social: Kemi diskutuar me Ninon. Nino ka nevojë për fizioterapi, ky shërbim Ninos këtej e tutje do i ofrohet në familje.

Goldi, një djalë që jeton në Londër i ofron Ninos një pagesë për një afat të pacaktuar, riparimin e dhomës dhe banjos, karrocë elektrike dhe tablet.

Goldi: Si je? Unë po shikosha “Stop” pashë rastin tat, realisht u preka shumë dhe me mundësinë time, do të ofroj pjesën e ndihmesës, që do të bëjë personi deri në një afat të papërcaktuar.

Nino: Shumë faleminderit!

Goldi: Asigjo! Është kënaqësia më e madhe, vëlla. Si është situata momentale tek shtëpia ku është Nino?

Gazetarja: Kjo është dhoma e Ninos. Është pak me lagështirë.

Goldi: Odeta, do ia mundësojmë edhe një kështu, një nga ato aparaturat që është për të thithur këtë pjesën e lagështirës.

Gazetarja: Ja dhe tualeti.

Goldi: Shumë e papërshtatshme! Se po të dojë psh, që ta bëjmë edhe një, sepse Odeta, janë ca kshu, që kapet vetë Nino, se besoj takatin e ka. E kupton? Që ta ngrejë trupin e vet. Do të sjell unë ndonjë nga çunat e mi, që kam aty, që merren me ndërtimin, që ta shohë, ose më saktë, do të vijë babi im që ta shohë nga afër, nëse është e mundshme, t’i bëhet ndërhyrja e banjos! Kam qejf që t’i bëjmë një dhomë, që të jetë ok. Kupton?

Nino: Tablet.

Goldi: Tabletin, do ta sjell shumë shpejt! Dhe tabletin, edhe pjesën e karrocës, që të lëvizi me elektrike.

Goldi: Nino të përshëndes!

Nino: Shumë faleminderit!

Po kështu Tina nga New York ka ofruar 300 dollarë, Floris Duraku 204 paund, 30 euro Orneli nga Gjermania, Fatjon Zhllima me çunat e Londrës 100 euro çdo muaj./tvklan.al