Fjorald Zguro: “Rrëshen-Kalimash, segmenti 61 kilometra i gjate, pjese e autostradës Durrës-Kukës është duke përfunduar. Siç shihet puna këtu vazhdon me ritme të larta duke u hedhur shtresat e asfaltit.”
Brenda Qershorit te këtij viti kjo rruge do te hapet për kalimin e automjeteve. Kështu pohojnë drejtues te kompanisë Bechtel Enka, e cila po punon ne te tre seksionet e autostradës nga Rrësheni ne Kalimash.
Ibrahim Karaaç: “Plani ynë është të hapim autostradën për trafikun duke përfunduar punimet deri në fund të Qershorit sipas afatit. Po punojmë në të tre seksionet e rrugës. Në seksionin e dytë po vijohet shtrimi i asfaltit pasi gërmimet kanë përfunduar. Në seksionin e parë kanë mbetur edhe disa mure mbrojtëse dhe gërmime për t’u bërë.”
Ndërkaq, tuneli ne Thirrë, vepra me e vështirë inxhinierike e gjithë projektit pritet te përfundojë pas rreth një muaji.
Ibrahim Karaaç: “Po avancojmë çdo ditë në të dyja krahët e tunelit. Ka mbetur edhe rreth 300 metra për t’u bashkuar në të dyja krahët. Planifikojmë që brenda mesit të Majit tuneli do të jetë i hapur.”
Përveç këtij tuneli 5,5 kilometrash i gjate, ndër më të mëdhenjtë në rajon, një tjetër rekord e mban ky mur, mbi të cilin kalon një pjesë e autostradës.
Sipas drejtuesve te punimeve behet fjale për murin me te larte ne Evrope, me një lartësi sa ajo e një pallati 14 katesh.
Fjorald Zguro: “Ky është seksioni i parë i rrugës Rrëshen-Kalimash. Sipas inxhinierëve të punimeve kjo konsiderohet si pjesa më sfiduese për shkak të terrenit të vështirë”.
Rreth një muaj me pare për te mundësuar kalimin e autostradës ne këtë terren te thepisur projekti u modifikua duke iu shtuar edhe dy ura te tjera.
Në gati çdo 2 kilometra te autostradës me katër korsi Rrëshen-Kalimash do ngrihet një urë. Bechtel Enka thotë se deri tani kane përfunduar 23 nga 29 urat e projektit.
Vështirësi tjetër konsiderohet edhe terreni i rrëshqitshëm ne shpatet e rrugës.
Ela Ruçi: “Një nga vështirësitë më të mëdha që ka pas ky projekt ka qenë terreni shumë i vështirë dhe rrëshqitjet e mëdha të masivit të dheut dhe një nga gjërat që ju shihni është stabilizimi i të gjithë terrenit në masiv shkëmbor. Stabilizohet i gjithë terreni me gurë të mëdhenj dhe pastaj hidhen shtresat e tjera.”
Gjurma e autostradës, tërësisht ne një trase te re, kalon përgjatë luginës se lumit Fan. Rruga po jep impaktin e vet pozitiv edhe ne ekonominë e banoreve te kësaj zone, si ne drejtim te punësimit ashtu dhe te rritjes se vlerës se tokës.
Aleksandër Lala: “Më parë vlera e tokës këtu ka qenë krejt e papërfillshme, ndërsa sot me përfundimin e rrugës vlera e tokës kalon mbi 10 euro për metër katror dhe tentativa është vetëm në rritje. E gjithë kjo zonë është e dy, e tre punësuar në këtë segment rruge. Ka sjellë një nivel jetese maksimalisht të vlerësueshme.”
Autostrada qe do lidhë Durrësin me Kukësin e me andej me Prishtinën po ndryshon pamjen çdo dite.
3500 punonjës, 2/3 e te cilëve shqiptare dhe mese 1200 makineri, punojnë ne kantieret përgjatë autostradës.
Aktualisht kanë përfunduar 98% të gërmimeve, dhe tani mbetet pjesa me lehte, ajo e shtrimit të trasesë me shtresat e granitit e me andej me asfaltin përfundimtar.
Fjorald Zguro: “Qershori është afër, por ne po përfitojmë nga rasti për të provuar këtë pjesë të rrugës të shtruar me asfalt, sigurisht duke respektuar rregullat e sigurisë”./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro