Ne një kohe kur Shqipëria po regjistron superprodhim te energjisë elektrike, çuditërisht mijëra banore dhe biznese te kryeqytetit, por edhe në rrethe po përballen me mungesën e theksuar te furnizimit me energji.
Përgjegjës për ofrimin pa ndërprerje te energjisë elektrike konsumatorëve fundore është Operatori i Sistemit te Shpërndarjes, OSSH, kompani e privatizuar nga ceket e CEZ-it.
Pavarësisht kontratave individuale qe kjo kompani ka me konsumatorët familjare apo bizneset, OSSH po le ne errësire një pjese te mire te Tiranës këto ditët e fundit.
Banoret e kryeqytetit shprehen se energjia mungon deri ne disa ore ne dite.
“Energjia elektrike ka qysh dje, dmth, 6 pa 10. I bëj 24 orë tashi. Erdhën një herë, ikën dhe akoma s’kanë ardhur”.
“Kanë ikur dhe kanë ardhur disa herë me minuta, dmth, u bënë 24 orë dhe tani pa drita.”
Sikur te mos mungonte kjo, gjithçka ndodh edhe ne errësire te plote komunikimi nga ana e OSSH-se.
Nuk informohet media, nuk lajmërohen as qytetaret për arsyet dhe ajo qe është me e rëndësishme për grafikun e ndërprerjes se energjisë elektrike.
Fjorald Zguro: “Interesit te Televizionit Klan për te mësuar më shumë rreth problemeve me furnizimin me energji elektrike ditët e fundit ne disa zona te kryeqytetit, zyra e shtypit e OSSH i përgjigjet se ka pune me urgjente për te bere sesa për të informuar publikun në lidhje me mungesën e energjisë elektrike.”
Me shume se njëherë titullarë te Ministrisë se Energjetikes dhe te KESH-it kane konfirmuar se furnizimi 24 ore me energji elektrike tashme është një realitet i pakthyeshëm, por siç shihet OSSH nuk po i bën siç duhet detyrat e shtëpisë për te garantuar furnizim cilësor dhe pa ndërprerje me energji te konsumatorëve shqiptare./tvklan.a
Gazetar: Fjorald Zguro